Një 18 vjeçar, i veshur me rroba ushtarake hapi zjarr me një armë automatike në një dyqan ushqimor në Bufalo, duke vrarë dhjetë persona dhe plagosur tre të tjerë. Policia tha se personi i armatosur qëlloi 11 persona me ngjyrë dhe dy persona të bardhë para se të dorëzohej para autoriteteve. Ai kishte transmetuar drejtpërdrejt të gjithë ngjarjen në platformën Tëitch.