E kishte shtyrë dasmën e saj madhështore për shkak të pandemisë së koronavirusit, e në fund, princesha Beatrice vendosi të zhvillonte një ceremoni private, edhe pse do të kishte dashur diçka të ngjashme me atë të kushërinjve, Harry e William. Së fundi kanë dalë dhe fotot zyrtare të oiftit, njëra prej të cilave e tregon princeshën dhe partnerin e saj, Edoardo Mapelli Mozzi përpara kishëzës së zbukuruar me lule ku lidhën kurorë. Në tjetrën janë në shoqërinë e gjyshërve të Beatrices, mbretëreshës Elisabetë dhe Dukës se Edinburgut. Në asnjërën prej fotove të publikuara nga Buckhingham Palace nuk shihen gjëkundi prindërit e nuses, Duka dhe Dukesha e Jorkut. Edhe pse u konfirmua se babai i saj, princi Andrew e kishte shoqëruar në altar, në fotot zyrtare është shmangur prania e tij.