Princesha japoneze Mako u martua me një person të zakonshëm duke humbur kështu statusin e saj mbretëror, të martën, në një bashkim që ka ndarë opinionin publik e i cili u shty në kohë prej më shumë se tre vitesh për shkak të një mosmarrëveshjeje financiare në të cilën ishte përfshirë vjerra e saj. Princesha u martua kështu me të dashurin e saj që nga koha e universitetit dhe tani cifti shpresh trishtim për polemikat që kanë përndjekur lidhjen e tyre. sipas rregullave të familjes perandorake, mbësa 30 vjecare e perandorit Naruhito, Mako, heq dorë nga titulli i saj mbretëror pas martësës me Kei Komuron, që ka të njëjtën moshë me të dhe punon për një firmë ligjore amerikane.