Qeveria e Koresë së Jugut ka bërë të ditur se ka finalizuar një marrëveshje të rëndësishme me Shtetet e Bashkuara për ndërtimin e nëndetëseve të fuqizuara me energji bërthamore, një hap që konsiderohet strategjik për fuqizimin e kapaciteteve detare të vendit. Kjo është hera e parë që Seuli arrin një bashkëpunim të këtij niveli me Uashingtonin, duke hapur rrugën për zhvillimin e flotës së tij bërthamore.