Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ka pritur në një takim drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) Klodjan Braho. Zyrtarët e të dyja institucioneve nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.