Top News – Marrëveshja për Nord Stream 2/ SHBA pajtim me Gjermaninë, në mbështetje të Ukrainës
22/07/2021 20:06

Gjermania është angazhuar si pjesë e një marrëveshjeje me Uashingtonin të ndërmarrë veprime në nivel kombëtar dhe për të ushtruar presion, madje edhe sanksione në nivelin evropian, nëse Rusia përdor energjinë si armë në marrëdhëniet me vendet e tjera. Shtetet e Bashkuara nuk hynë në detaje për hapat që do të ndërmarrin në lidhje me marrëveshjen për gazsjellësin Nord Stream 2, në mënyrë që të mos "i jepen Rusisë informacione që mund ta ndihmonin atë t’u shmangej këtyre masave", u tha një zyrtar amerikan gazetarëve, në kushte anonimiteti. Ndërkaq, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Nënsekretarja e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland, foli për ndikimin e këtij gazsjellësi në Evropë. “Kjo është një situatë e keqe dhe një gazsjellës i keq, por ne duhet të mbrojmë Ukrainën. Mendoj se me këtë marrëveshje kemi marrë hapat e duhur në këtë drejtim”, tha Nuland. Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë njoftoi se më 30 gusht do të pritet në Shtëpinë e Bardhë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba njoftoi se Kievi ka filluar zyrtarisht konsultimet me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë për gazsjellësin Nord Stream 2. Presidenti Joe Biden u tha gazetarëve një ditë më parë se bisedimet me Kancelaren gjermane Angela Merkel kishin mundësuar lejimin e përfundimit të këtij gazjellësi në Evropë, pa shtuar sanksione të tjera amerikane. Vetë kancelarja e mirëpriti të enjten kompromisin e arritur me SHBA për gazsjellësin, por tha se dallimet mbeteshin. Merkel tha se marrëveshja për Nord Stream 2, që kërcënon rusinë me sanksione nëse ajo e përdor energjinë si armë kundër Ukrainës, është një hap pozitiv që tregon vullnetin për kompromis nga të dyja palët. Marrëveshja synon të lehtësojë ato që kritikët i shohin si rreziqet strategjike të gazjellësit me vlerë 11 miliardë dollarë, që tani është pothuajse i kompletuar dhe po ndërtohet nën Detin Baltik për të transportuar gaz nga rajoni Arktik i Rusisë në Gjermani. Shtetet e Bashkuara kanë qenë kundër këtij gazsjellësi që e lejon Rusinë të eksportojë gaz direkt në Gjermani dhe të bllokojë vendet e tjera, por administrata e Presidentit Biden ka zgjedhur të mos përpiqet ta neutralizojë atë plotësisht me sanksione.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07