Parlamenti Italian ka miratuar rezolutën për marrëveshjen e refugjatëve që u arrit rreth dy javë më parë mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes Meloni. Megjithë kundërshtinë e opozitës, pas disa orëve debate në parlament lidhur me projekt- ligjin, ky i fundit u miratua me 189 vota pro, dhe 126 kundër nga rradhët e opozitës. Drafti angazhon qeverinë “të miratojë iniciativat e nevojshme, duke përfshirë edhe një projekt-ligj ratifikimi, për një zbatim efektiv dhe urgjent të Protokollit” midis Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.