Hamasi ka deklaruar se e ka dorëzuar te ndërmjetësit përgjigjen për propozimin e SHBA-së për armëpushim në Rripin e Gazës, duke i kërkuar disa ndryshime në marrëveshjen e kërkuar. “Ne e kemi pranuar përgjigjen që Hamasi ua dorëzoi Katarit dhe Egjiptit, dhe po e shqyrtojmë atë tani”, tha zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.