Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë 12 vendime të cilat hynë në fuqi menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare. Me vendim të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë. Po ashtu, është miratuar marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushtet e marrjes së lejeqëndrimit të përkohshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës. Këto dy vendime të miratuara, burojnë nga mbledhja e shtatë mes dy qeverive, të mbajtur në qytetin e Elbasanit nëntorin e vitit të kaluar.