Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi raportoi në kryesinë e kuvendit për bashkëpunimin mes AMA-s dhe TikTok, i cili ka në fokus ndalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve të dëmshme ku shfaqet apo nxitet dhunë dhe shkelen të drejtat e njeriut. Në përgjigje të pretendimeve se ky bashkëpunim mund të jetë një formë censure, Krasniqi bëri të qartë se AMA nuk monitoron po adreson ankesat e mbërritura.