Këshilli i ministrave i Italisë i dha dritë jeshile marrëveshjes së nënshkruar mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni më 6 nëntor të këtij viti, për strehimin e migrantëve. Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, sipas mediave vendase, ka thënë se kostot e marrëveshjes janë më pak se 200 milionë euro dhe fondet do të shpenzohen efektivisht për të luftuar emigracionin e parregullt.