Kryeministri i pazgjedhur me votë në Itali, tha se reagimi i Italianëve ishte i pamundur të injorohej. Draghi vendosi kështu të mos dorëhiqet duke kërkuar një marrëveshje të re për të shpëtuar qeverinë e tij të unitetit nga kolapsi. Gjashtë ditë pasi presidenti refuzoi dorëheqjen e tij, Draghi tha se ishte e pamundur të injorohej fakti se shumë italianë kërkonin mbijetesën e koalicionit. Ai i tha senatit italian se një marrëveshje krejtësisht e re ishte mënyra e vetme nëse duan të qëndrojnë bashkë. “Na duhet një pakt i ri, i sinqertë dhe konkret. A jeni gati për këtë?