Një trupë e marinsave amerikane është ndalur në Bizë për të trajnuar në një stërvitje forcat e armatosura të Shqipërisë. Ekipet shqiptare, në prag të misioneve të tyre paqeruajtëse treguan eksperiencën, por më së shumti arritën të përfitojnë nga marinsat amerikanë, që stërvitje të tilla i kanë kryer edhe në vende të tjera, me ushtri që janë pjesë e aleancës së euroatlantikut. Sipas asaj që publikon ministrja Xhacka, e cila publikon edhe foto, stërvitja konsistonte në dërgimin e ngarkesave ajrore dhe qitje reale, ndërkohë që Shqipëria konfirmohet si një aleate e vyer në NATO dhe faktor stabiliteti në rajon. Trupat shqiptare të forcave të armatosura që u trajnuan nga amerikanët konsiderohen tashmë të certifikuar për pjesëmarrje në operacionet paqeruajtëse nëpër botë.