Marinsat amerikanë hapën zjarr mbi demonstruesit gjatë sulmit në konsullatën e amerikane në Karaçi, në fundjavë, thanë të hënën dy zyrtarë amerikanë, një përdorim i rrallë i forcës ky në një post diplomatik që mund të përshkallëzojë ndjeshëm tensionet në vend mes protestave të përhapura për vrasjen e udhëheqësit të Iranit. Dhjetë persona u vranë të dielën kur protestuesit kapërcyen murin e jashtëm të kompleksit pasi udhëheqësi suprem iranian Ajatollahu Ali Khamenei u vra në sulmet ndaj Iranit. Duke cituar informacionet fillestare, dy zyrtarët amerikanë thanë se nuk ishte e qartë nëse plumbat e Marinsave goditën apo vranë dikë. Ata gjithashtu nuk e dinin nëse pati të shtëna edhe nga të tjerë që mbronin misionin, duke përfshirë rojet private të sigurisë dhe policinë lokale. Kjo do të shënonte konfirmimin e parë nga zyrtarët amerikanë se Marinsat ishin të përfshirë në të shtënat ndaj protestuesve. Një zëdhënës i qeverisë provinciale, Sukhdev Assardas Hemnani, tha se personeli i "sigurisë" kishte hapur zjarr, pa specifikuar përkatësinë e tyre. Operacionet e përditshme të sigurisë në misionet diplomatike amerikane shpesh kryhen nga kontraktorë privatë dhe forca lokale, dhe përfshirja e Marinsave në incident nënvizon se sa seriozisht e pa konsullata kërcënimin.