Në Francë janë hapur qendrat e votimit për rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat mund ta sjellin në pushtet partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, për herë të parë në histori. Një sondazh i kryer për gazetën Les Echos sugjeroi se Tubimi Kombëtar i Le Pen është në rrugën e duhur për të fituar 37% të votave, ndërsa një tjetër sondazh i kryer për BFM TV vlerësoi se partia e ekstremit të djathtë mund të fitojë 260 deri në 295 vendeve. Sondazhet sugjerojnë se Fronti i Ri Popullor (NFP), një aleancë e gjerë, por e brishtë e majtë, mund të marrë 28% të votave ndërsa partia e Macron mbetet pas me 20%.