Komanda Qendrore e Forcave Detare të SHBA-së tha të dielën se kishte shpëtuar ekuipazhin nga anija e mallrave M/V Tutor me flamur liberian dhe në pronësi greke, që u sulmua nga Huthit e Jemenit, që mbështeten nga Irani, më 12 qershor në Detin e Kuq. Trupat e grupit të luftanijes Dëight D. Eisenhoëer mundën të shpëtonin të gjithë ekuipazhin, të shtunën, tha komanda qendrore, duke shtuar se një pjesëtar mbetet i zhdukur.