Top News – Maqedonia e Veriut synon vaksinimin e rreth 70 për qind të popullatës
13/12/2020 15:01

Maqedonia e Veriut synon të vaksinojë 60 deri në 70 për qind të popullatës, për ta mbrojtur atë nga përhapja e koronavirusit. Ministri vendas i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha njerëzit nuk duhet të ketë frikë, pasi sipas tij bëhet fjalë për vaksina të sigurta, e që shihen si mundësia e vetme për një rikthim të jetës në normalitet. “Qeveria do të sigurojë sasi të mjaftueshme të vaksinave, si përmes sistemit COVAX ashtu edhe përmes ofertave tjera të Bashkimit Europian. Tani kemi mundësi të shumta për kontrata direkte me kompanitë. Vaksinat kundër koronavirusit janë plotësisht të sigurta, dhe vaksinimi është mënyra e vetme për t’i dhënë fund pandemisë. Besojme te vaksinimi deri në 70 përqind të popullatës, do të jetë I mjaftueshëm për të arritur imunitetin dhe për të fituar betejën mbi Covid 19|”, deklaroi Filipçe. Ai gjithashtu reagoi ndaj disa pretendimeve ne rrjetet sociale e media të caktuara, të cilat kanë të bëjnë me vaksinën. “Jemi dëshmitarë të më shumë lajmeve të rreme lidhur me vaksinën dhe vaksinimin. Dua t’ju bindë se të gjitha vaksinat janë të sigurta. Ato po bëhen sipas protokollove dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, theksoi Filipçe. Sipas kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, janë ndarë fondet për mbi 800 mijë vaksina, që pritet të brrijnë në tre muajt e parë të vitit 2021. Maqedonia e Veriut të shtunën regjistroi 19 të vdekur dhe 982 të infektuar me koronavirusin e ri.

Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15