Lokalet në Maqedoninë e Veriut më në fund po i rikthehen orareve të rregullta të punës, edhe pse nuk kanë të ndalur rastet e të prekurëve me koronavirus. Qeveria mori vendim që oraret e restoranteve dhe kafeterive ti kthehen orareve të zakonshme para pandemisë, dhe jo siç ishte deri tani të mbylleshin në orën 22.00.