Top News- Maqedonasit kundër gjuhës shqipe/ Gjykata Kushtetuese merr vendim të ndërmjetëm
11/12/2024 13:12

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, nuk ka një vendim për ligjin e gjuhëve, duke shtyrë seancën me propozimin e një séance përgatitore ku synohet debat me ekspertë dhe parti politike. Propozimi në fjalë është miratuar me 5 vota pro e një kundër nga anëtarët e gjykatës. Vota kundër ishte e gjykatëses Dobrilla Kacarska e cila njëherësh është shprehur se nuk do të marrë pjesë në seancën përgatitore. Sipas saj, një gjë e tillë është e panevojshme duke pasur parasysh faktin se “ka një vendim të Komisionit të Venecias”. Nga ana tjetër kujtojmë se edhe të martën pati një seancë në Kushtetuese për të njëjtën çështje, por që u braktis nga gjyqtari Fatmir Skënderi. Ai kërkoi anulimin e seancës për të mundësuar pjesëmarrjen e dy gjyqtarëve shqiptarë Osman Kadriu dhe Naser Ajdari të cilët kishin vendosur të mos merrnin pjesë. Ndërkaq, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti i cili ka qëndruar para Gjykatës Kushtetuese në Shkup derisa në rend dite aty ishte diskutimi për Ligjin për gjuhët, ka thënë që gjykatësit nuk duhet të marrin vendime të njëanshme. Ai ka kërkuar që të ruhet bashkëjetesa dhe demokracia në Maqedoninë e Veriut. Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të Veriut i detyron institucionet shtetërore të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20 për qind e qytetarëve. Këtu bëhet fjalë edhe për gjuhën shqipe. Në Maqedoni të Veriut, rreth 30 për qind e popullsisë janë shqiptarë, nga rreth 2 milionë banorë sa numëron shteti. Debati për këtë temë është rritur pas ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE, parti maqedonase e cila e kishte kundërshtuar këtë ligj.

Top News- “Ballukut do ia heqin mandatin qytetarët”, çfarë po paralajmëron Berisha?
23/02 22:47
Top Channel/ Lokali në Lungomare u përfshi nga flakët, shuhet zjarri
23/02 22:47
Top News- Shkrumbohet lokali brenda pak minutash në Lungomare, “përpihet” nga flakët
23/02 22:30
Top News- Çahet rruga Tepelenë-Memaliaj, probleme në karexhatë e skarpate/ Rrezik për mjetet
23/02 22:22
Top News- Flakët “deri në qiell”, shkrumbohet lokali në Lungomare
23/02 21:26
Top Channel/ Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
23/02 20:36
Top Channel/ Berisha mesazh Ramës: Të shtunën protestojmë për arrestimin tënd
23/02 20:35
Top News- Shqipëria e Hungaria forcojnë mbrojtjen/ Shkëmbim i atasheve ushtarakë, dhe trajnim i FA
23/02 20:02
Top Channel/ Hyn në fuqi rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, me 5% tatim
23/02 20:02
Top Channel/ Bukëpjekës, zanat në zhdukje! Shoqata e prodhuesve të bukës kërkon subvencionim
23/02 19:58
Top Channel/ Këshilli i Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raporti do hartohet pas mbledhjes
23/02 19:57
Top News-‘Reforma territoriale gjithëpërfshirëse’/ Gonzato takon Maznikun e Boçin, kërkon konsensus
23/02 19:52
Top Channel/ Dy raporte për “Ballukun”! PS dhe PD do votojnë më 5 mars
23/02 19:39
Top News – PS u nxitua me rregulloren. Kushtetuesja e shfuqizon, Kuvendi ka 30 ditë kohë
23/02 18:03
Top News – ‘Ranë të gjitha alibitë’. PD kërkon imunitetin e Ballukut, PS kërkon kohë
23/02 17:17
Top News- Troje, karburant dhe ndërtesa / Fier, konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut
23/02 17:16
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Mbyllet pas 5 orësh mbledhja për Ballukun, Bardhi zbardh diskutimet
23/02 16:19
Top Channel/ Presidenti i ri, Albin Kurti nis takimet për të mbledhur 80 vota. Sot pret Abdixhikun
23/02 16:19
Top Channel/ Kuvendi diskuton “Ballukun”/ Mblidhet Këshilli i Imuniteteve, në takim
23/02 16:18
DIGITALB DIGITALB