Këto janë pamjet që vijnë këtë të premte në bulevardin kryesor të Tiranës. Shumë qytetarë i janë bashkuar një marshimi paqësor për Ukrainën, manifestim në të cilin nuk kanë munguar mesazhet e paqes dhe jo luftës. Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit përcolli një videomesazh për manifestimin e mbajtur në Tiranë, duke thënë se e çmonte shumë mbështetjen e shqiptarëve. Qytetarët me flamuj të Ukrainës kanë marshuar në Tiranë, duke u sensibilizuar me shumë vende të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm që nuk janë aspak dakord me aggressionin e paprovokuar rus në Ukrainë.