Inkursioni ukrainas në Rusi, e ka gjetur Kremlinin të papërgatitur. Kjo ka bërë që Putin të shkelte premtimin e bërë public për rekrutët e rinj. Edhe pse ai ishte zotuar se rekrutët e rinj nuk do të përdoreshin në vijën frontale të luftës, kjo lëvizje e re e Ukrainës, e ka detyruar Putin që në vijë të parë të frontit të përdorë rekrutët, çka ka bërë që familjarët e tyre të reagojnë, të frikësuar për fatin që I pret.