Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç në Zagreb, tha se vendi është në një udhëkryq, teksa ende nuk është formua qeveria e re. Milatoviç u shpreh se është për formimin e një qeverie me bazë të gjerë. Presidenti malazez shtoi se qytetarët kanë nevojë për një shtet ligjor, por se nuk është i sigurt se për këtë mund të ndihmojnë ata që e bënë Malin e Zi shtet pa ligj.