I rrethuar nga kodrina dhe fshatra, ujërat e liqenit Potpecko në serbinë perëndimore, kanë qenë dikur një vend piktoresk peshkimi. Por, kohët e fundit, vetëm era e ujit në këtë liqen mjaftonte për të zbrapsur cdo vizitor. I gjithë liqeni është mbushur me masa të stërmëdha mbeturinash duke u kthyer në një landfill gjigand në rajon, që ka nxjerrë krizën e mbeturinave në ballkan, edhe një herë në plan të parë.