Ndonëse kishte ndryshuar 4 herë targat, automjeti në pronësi të Erigers Mihasit ishte deklaruar në vlerën 52 mijë euro, ndërsa në të dhënat e hedhura në regjistrin e barrës siguruese kanë akses disa institucione si Ministria e Drejtesisë, noterët apo dhe drejtoria e transportit rrugor. Por pavarësisht se vlera e këtyre automjeteve është kaq e madhe, institucioneve shqiptare jo vetëm që nuk u bën përshtypje pronësia e tyre, por as edhe më të voglat dyshime se kemi të bëjmë me raste të mosjustifikimit të të ardhurave nga të rinjtë në Shqipëri.