Një makinë është përplasur me turmën në qytetin gjerman të Mynihut, të enjten, duke lënë disa persona të plagosur. Policia e Mynihut tha në platformën e mediave sociale X se disa persona janë plagosur pasi një makinë u përplas mbi një grup njerëzish në qendër të kryeqytetit të landit të Bavarisë.