Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi rreth orës 16:00, në aksin rrugor Plepa-Durrës, kur një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 66 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin F. M., 44 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 44-vjeçari i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht deklarohet se motori i ka prerë rrugën mjetit.