Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në bulevardin Rinia të Vlorës,ku 2 të rinj kanë mbetur të plagosur. Makina ka përplasur motorin me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, tashmë po marrin trajtim mjekësor në spital. Shoferja e makinës po merret në pyetje nga policia.