Top News-Makina inteligjente bën kërdinë / Vetëm në dy ditë ndëshkohen mbi 2 mijë shoferë
01/11/2021 17:43

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme, vijojnë kontrollet intensive në të gjithë vendin, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, për parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 668 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 2342 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Janë pezulluar 223 leje drejtimi, nga të cilat 151 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 61 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt. Gjatë fundjavës janë arrestuar 28 shtetas, nga të cilët 21 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Top Channel/ Kultivonte bimë narkotike, pranga 22-vjeçarit dhe punonjësit të OSHEE në Velipojë
24/12 09:47
Top News- Rikonstrukturimi i Muzeut Historik Kombëtar vijon, Rama publikon pamjet nga kantieri
24/12 09:25
Top Channel/ Dy ish-prokurorë të pandehur nga SPAK, morën 55 mijë euro ryshfet
23/12 23:30
Top News- Fshehu 172 mijë euro, prokuroria vendos nën akuzë Shpend Ahmetin
23/12 23:22
Top Channel/ Zhdukja e dy shtetasve në Gjirokastër, Dosja shkon në Gjykatë
23/12 22:02
Top News- E-Albania jashtë funksionit/ Probleme teknike me sistemin, mungon aksesi
23/12 20:44
Top Channel/ Shtohet turizmi dimëror, më shumë kërkesa për Korçën dhe Beratin
23/12 20:01
Top Channel/ Bileta 50 lekë, nisin hetimet për urbanët e Kamzës
23/12 19:56
Top Channel/ Bie E-Albania! Autoritetet: Për mirëmbajtje. Profesionistët e Lirë: Duhet transparencë
23/12 19:54
Top Channel/ Hakeroi prokurorët, i komunikohet akuza ish-drejtorit të burgjeve
23/12 19:51
Top Channel/ Automjeti përplas 65-vjeçarin me biçikletë në Maliq, i moshuari në gjendje të rëndë
23/12 19:27
Top News- Aksident i rëndë në Maliq, makina merr para 65-vjeçarin
23/12 18:48
Top News – Përgjuan prokurorët e SPAK. Mbyllen hetimet për ish kreun e burgjeve dhe dy personave
23/12 17:34
Top Channel/ Hetimet u mbyllën për Agim Ismailajn, ish-drejtori i burgjeve del nga SPAK
23/12 17:13
Top News – Një akt mirësie në festat e fundvitit. Raiffeisen Invest surprizë për fëmijët në QSUT
23/12 17:03
Top Channel/ “Tani jam rikuperuar dhe…”, mesazhi i Parashqevi Simakut, ç’paralajmëron këngëtarja
23/12 16:50
Top News – Konfiskohen 3 mln euro pasuri. Gjirokastër, dyshohen produkt i kultivimit të hashashit
23/12 16:46
Top News – Rama, batuta për dy vëllezërit binjakë, njëri me medalje, tjetri jo
23/12 16:42
Top News – Miti i Sizifit, Rama – Rruga është më e rëndësishme se mbërritja
23/12 16:41
Top News – Maturanti me të gjitha 10-ta. Kryeministri Rama – Po kjo pikë e zezë, asnjë nëntë
23/12 16:41
DIGITALB DIGITALB