Tre persona u plagosën në një aksident rrugor në aksin Fier-Marinëz. Një automjet tip Volkswagen humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke përfunduar në kanal. Si pasojë, morën plagë të shumta në trup dy pasagjerët dhe drejtuesi i mjetit, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Fier. Shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara por dhe gjendja e amortizuar e rrugës.