Top News – Maduro tund shpatën, literalisht…‘Shfaqje surreale’, Trump e quan regjimin ‘terrorist’
26/11/2025 15:35

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka vringëlluar një shpatë në ajër dhe është zotuar të sfidojë Shtetet e Bashkuara, në shfaqjen e tij të fundit, të çuditshme. Presidenti 63-vjeçar u pa me uniformë kamuflazhi dhe nxorri shpatën para turmave në Karakas. Duke tundur armën, e identifikuar nga zyrtarët si "Shpata historike e Perusë", e Simón Bolívarit, Maduro thirri: "Ne duhet të jemi gati të mbrojmë çdo pëllëmbë të kësaj toke të bekuar nga kërcënimi ose agresioni imperialist, pavarësisht se nga vjen". "Dështimi nuk është një opsion!" – vijoi Maduro. Edhe ndërsa anijet luftarake afrohen dhe bombarduesit bërthamorë amerikanë po e rrethojnë, Maduro po përpiqet të projektojë forcë, me një shpatë në dorë, duke u ngritur kundër "agresionit imperialist" dhe duke lënë të kuptohet se mund të flasë edhe me Trumpin. Ai u tha turmave që brohorisnin në Karakas: "Kombi kërkon përpjekjen dhe sakrificën tonë më të madhe". Vetëm disa ditë më parë, ai bëri një thirrje të fundit për paqe duke kënduar me zë të lartë këngën "Imagine" të John Lennon. Shfaqja e fundit surreale e Maduro-s vjen pasi Presidenti Donald Trump e etiketoi zyrtarisht rrethin e tij të ngushtë si "narko-terrorist". SHBA e shpalli Cartel de los Soles të Venezuelës si një organizatë terroriste të huaj, duke akuzuar Maduron se drejton një perandori kriminale të rrënjosur në shtet, që ka korruptuar ushtrinë, agjencitë e inteligjencës, gjykatat dhe parlamentin. Zyrtarët thonë se Cartel de los Soles nuk është një kartel tradicional, por një rrjet i gjerë patronazhi brenda shtetit venezuelian. Nga gjeneralët te shefat e inteligjencës, ata taksojnë, mbrojnë dhe transportojnë kokainën duke përdorur avionë ushtarakë, kanale diplomatike dhe institucione shtetërore. Ushtria amerikane ka mbledhur ndërkohë një prani të fortë rreth Venezuelës, nën Operacionin Shtiza Jugore, me dhjetëra anije të marinës dhe rreth 12 mijë trupa.

Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
DIGITALB DIGITALB