Një protestues e ka qëlluar me domate Emmanuel Macron, gjatë daljes së parë në publik të tij që pas fitores në zgjedhje, të dielën. Presidenti i rizgjedhur, po takohej me zgjedhësit në një treg në Cergy, në veriperëndim të Parisit, kur ai u vendos në shënjestër. Lideri i En Marche, nuk u qëllua direkt por sulmi e vendosi ekipin e tij të mbrojtjes në alarm, pasi nisën të thërrisnin: Plumb! Plumb! Ndërkohë që përpiqeshin të mbronin liderin.