Franca ka kaluar një javë kaosi dhe po përgatitet për më shumë trazira pas raundit të parë të zgjedhjeve të saj të përgjithshme të dielën e kaluar. Të dielën, francezët i janë drejtuar edhe një herë qendrave të votimit për të përfunduar atë që mund të jetë procesi zgjedhor më përcarës në historinë e vendit që mund të cojë edhe në dorëheqjen e presidentit Emmanuel Macron... Dhjetëra mijëra policë janë angazhuar për të shuar trazirat këtë javë ndërsa mbështetësit e krahut të majtë protestojnë kundër një fitoreje të krahut të djathtë.