Kryeminsitri Edi Rama do të udhëtojë drejt Francës, ku me ftesë të presidentit Emmanuel Macron do jetë pjesë e tryezave të diskutimit të Forumit të Paqes të Parisit. Në kuadër të këtij forumi, të enjten në mbrëmje organizohet një darkë me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Të premte, në orën 14:00 kryeministri i Shqipërisë do të jetë folës për temën: Kërcënimet në zhvillim dhe rreziqet e fundit: një pikë kthese për paqen dhe sigurinë në hapësirën kibernetike?