Top News/ Macron: Evropa mund të vdesë! Macron kërkon mbrojtje më të fortë: Jo vasalë të SHBA
25/04/2024 14:49

Presidenti Emmanuel Macron bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se kontinenti nuk duhet të bëhet një vasal i Shteteve të Bashkuara, pasi ai përshkroi vizionin e tij për një Bashkimi Evropian më të sigurt në skenën globale. Me vetëm tre vjet të mbetur nga mandati i tij i dytë dhe i fundit në detyrë, dhe pasi ka humbur shumicën e tij parlamentare në vitin 2022, Macron, 46 vjeç, dëshiron t'u tregojë kritikëve të tij se ruan energjinë dhe mendimin e freskët që e ndihmuan në ngjitjen e tij në presidencë në 2017 dhe se nuk është një lider i dobët. "Ka rrezik që Evropa jonë të vdesë. Ne nuk jemi të përgatitur për t'u përballur me rreziqet," tha Macron në fjalimin e tij në Universitetin e Sorbonës në Paris, duke paralajmëruar se presionet ushtarake, ekonomike, tregtare dhe të tjera mund të dobësojnë dhe copëtojnë bllokun me 27 vende anëtare. Macron tha se Rusia nuk duhet të lejohet të fitojë në Ukrainë dhe bëri thirrje për një rritje të kapacitetit të sigurisë kibernetike të Evropës, lidhje më të ngushta të mbrojtjes me Britaninë pas Brexit dhe krijimin e një akademie evropiane për të trajnuar personelin ushtarak të rangut të lartë. "Nuk ka mbrojtje pa një industri të mbrojtjes ... ne kemi pasur dekada nënvlerësim dhe mungesë investimesh në këtë sektor," tha ai, duke shtuar se evropianët duhet t'i japin përparësi blerjes së pajisjeve ushtarake evropiane. "Ne duhet të prodhojmë më shumë, duhet të prodhojmë më shpejt dhe duhet të prodhojmë si evropianë," tha ai.

Top Channel/ Rusia nuk pyet për negociata, 400 dronë mbi Ukrainë
18/02 00:29
Top News- Trump mbledh miliarda dollarë në Bordin e Paqes, merr zotimin e vendeve anëtare
17/02 23:00
Top News- SHBA kërkon përçarje në Evropë? BE e frikësuar pas fjalëve të ngrohta të Rubios për Orban
17/02 22:59
Top News- Rusia nxjerr marinën, gati për luftë me Evropën për të mbrojtur “flotën hije”
17/02 22:59
Top News- Franca në alarm të kuq, përmbytje të jashtëzakonshme nga stuhia
17/02 22:58
Top News- Nis boshatisja e kampit Al-Hol, strehonte mijëra xhihadistë. Mes tyre edhe shqiptarë
17/02 22:57
Top News – Anija ngrihet nga fundi i detit…I përket shekullit të 17, e zhytur nën ujë për 400 vite
17/02 17:13
Top News – Aeroplanmbajtëset e Trumpit në fund të detit / Irani mbyll ngushticën e Hormuzit
17/02 17:12
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët ushtarakë / Rusia, raketa pranë kufirit para bisedimeve
17/02 15:03
Top News – Skuadron F-16 mbron qiellin ukrainas / Pilotë amerikanë e holandezë me kontratë
17/02 14:39
Top Channel/ Nesër takimi i parë i Bordit të Paqes, Rama niset drejt Washington DC!
17/02 14:37
Top News – Ukraina rimerr territore nga Rusia / Ndihmohet nga SpaceX, forcon kunërsulmin
17/02 14:36
Top News – Përballë katastrofës demografike / Ukraina paguan që trupat të ngrijnë spermën e tyre
17/02 14:35
Top News – Vdes ‘luani’ i të drejtave civile / Jesse Jackson shuhet në moshën 84 vjeçare
17/02 14:30
Top News – Ethet e arit kaplojnë qytetin / Toka mbushet me gropa, njerëz ‘të armatosur’ me kazma
17/02 14:21
Top Channel/ Hillary Clinton, akuza administratës Trump:” Nxirrni dosjet e plota”!
17/02 12:15
Top News – Trump përfshihet vetë. Bisedimet me Iranin për programin bërthamor
17/02 12:10
Top News – Bisedime bërthamore me rrezik të lartë / Lufta te porta, SHBA dhe Irani ‘ulen’ në Gjenevë
17/02 12:09
Top Channel/Gjermania,“shuplakë”AfD-së? Përurohet xhamia e parë në bastionin e ekstremit të djathtë!
17/02 12:06
Top Channel/ Thaci, “gjyqi paralel” për pengim drejtësie: Ndërhynë te dëshmitarët e Prokurorisë!
17/02 12:06
DIGITALB DIGITALB