Top News – Maas në Beograd për dialogun/ Vuçiç-zgjidhje kompromisi me Prishtinën
23/04/2021 17:09

Serbia është e gatshme për vazhdim të dialogut me Prishtinën dhe dëshiron të arrijë një zgjidhje kompromisi, ka thënë të premten presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas në Beograd. "Serbia nuk po kërkon arsye për të mos arritur zgjidhje," ka deklaruar Vuçiq. Sipas tij, Beogradi nuk mendon se është mirë të kesh një konflikt të ngrirë sepse njëra palë gjithmonë mund ta shkrijë atë. "Është veçanërisht e rëndësishme për ne që të zbatojmë marrëveshjet e dakorduara, kryesisht marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjen mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por ne jemi të gatshëm të diskutojmë gjithçka," ka thënë mes tjerash ai. Në një konferencë për media pas takimit me presidentin serb, Mass ka thënë se tani "është koha e duhur për vazhdim të procesit të normalizimit të marrëdhënieve dhe për të arritur rezultate”. “Është e rëndësishme që ky dialog të mos mbahet vetëm për hir të dialogut, duhet të ketë rezultate. Gjermania është e gatshme të ndihmojë në këtë aspekt”, ka shtuar mes tjerash Maas. Më 21 prill, Qeveria e Kosovës thotë se do të punojë në evitimin e kompromiseve që mund të paraqiten në procesin e dialogut me Serbinë për normalizimin e raporteve mes dy shteteve. Një ditë më parë, Maas ka vizituar Kosovën, dhe ka zhvilluar takime me krerë të lartë shtetërorë.

Top News- Përmbytje të fuqishme në Teksas/ Të paktën 78 persona humbën jetën, shumica fëmijë
07/07 09:47
Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top News – Thyejnë kockat për të dalë nga avioni / Pasagjerët në panik, alarm në bordin e Ryanair
06/07 15:32
Top News-A nis kështu Lufta e Tretë Botërore? Rutte parashikon sulme të njëkohëshme nga Kina e Rusia
06/07 15:31
Top Channel/ Dita e Ashuras/Muslimanët shia në gjithë botën vajtojnë vr*sjen e Imam Hysenit
06/07 15:05
Top Channel/ Tragjedi në Teksas / 50 të vd*kur nga përmbytjet, 27 vajza ende të zhdukura
06/07 14:37
Top News – Foshnjet ruse ‘flasin’ për gjeopolitikë / Indoktrinim në moshë të vogël, liderët me IA
06/07 14:31
Top News – Kievi sulmon Moskën, mbyllen aeroportet/ Goditen avionët e Putinit, 120 dronë gjatë natës
06/07 13:51
Top News – ‘Qielli u ngjyros me të kuqe’ / Banorët në arrati nga zjarret, panik në Francë
06/07 13:46
Top News – Dalai Lama mbush 90 vjeç / ‘Festë’ në Himalaje, mijëra njerëz në ceremoni
06/07 13:32
Top News – Hapet toka, ‘gëlltit’ dy kamionë / Gropë masive në mes të qytetit, nuk ka të lënduar
06/07 13:30
Top News – Izraeli, bisedime me Hamasin / Dërgon delegacion në Katar, kërkohet armëpushim
06/07 11:56
Top News – “Fundi” i Trumpit, vjen partia e re / Musk themelon “Partinë Amerikane”, sfidon sistemin
06/07 11:52
Top News – Rusia përgatit ofensivë të re / Synon verilindjen e Ukrainës, komandanti zbulon planin
06/07 11:52
Top News – Rrafshohet kampi, zhduken fëmijët / ‘Fatkeqësi natyrore’ në Teksas, të paktën 51 viktima
06/07 11:50
Top News – Ajatollahu ‘del nga bunkeri’ / Lideri suprem i Iranit, në publik për herë të parë
06/07 11:49
Top Channel/ “America Party” e Elon Musk/ Themelon partinë e tij pak javë pas sherrit me Trump
06/07 10:55
Top Channel/ Izraeli, bisedime me Hamas/Tel Avivi dërgon delegacion ne Doha, do flasin me ndërmjetës
06/07 10:50