Top News – Lyu veten me benzinë, autobusi në flakë / 6 viktima në Zvicër, policia: Akt i qëllimshëm
11/03/2026 12:18

Një autobus u përfshi nga flakët në Zvicrën perëndimore të martën duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur pesë të tjerë në atë që policia tha se ishte një akt i qëllimshëm. Zjarri shpërtheu në një autobus në rrugën kryesore të qytetit të vogël Kerzers, rreth 20 kilometra në perëndim të kryeqytetit zviceran Bernë, rreth orës 18:25 minuta. Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë flakë disa metra të larta që dalin nga dritaret dhe tym të zi që ngrihet në qiell. Zjarri "la të paktën gjashtë të vdekur dhe pesë të plagosur, tre prej tyre në gejndje rëndë", tha për AFP një zyrtar i policisë. "Policia aktualisht po e trajton zjarrin si një incident të shkaktuar nga njeriu, dhe madje edhe një akt të qëllimshëm", tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme. Një hetim ka nisur tani nga prokurorët publikë për të përcaktuar rrethanat e sakta të tragjedisë. Një gazetar i AFP-së pa se pjesa e djegur e autobusit ishte e mbuluar me tenda të bardha. Vendi i ngjarjes ishte i rrethuar, me policë të vendosur përgjatë shiritit. Zjarrfikësit dhe makinat e zjarrfikësve ishin gjithashtu të pranishme. Mediat vendase raportuan ndërkohë se një burrë, brenda në autobus, ishte lyer me benzinë dhe i kishte vënë flakën vetes. Ato cituan dëshmitarët okularë të rrëfenin këtë version të ngjarjes megjithëse policia nuk dha asnjë konfirmim.

Top News – T’i hiqet vetoja SHBA-së dhe Rusisë / Spanja kërkon reformimin e Kombeve të Bashkuara
11/03 13:44
Top News – Bunkerët e Luftës së III Botërore / Prodhuesi: Jam i mbytur me kërkesa, i duan të gjithë
11/03 13:41
Top News – Sulme mbi Iranin, nga Evropa / SHBA do të përdorë bazën rumune, shqyrtohet kërkesa
11/03 13:39
Top Channel/ Zvicër, policia e pohon: Djegia e autobusit me 6 viktima, e qëllimshme!
11/03 13:34
Top Channel/ Mira Murati, marrëveshje miliardëshe! Startup i saj bashkëpunon me Nvidia
11/03 12:38
Top News – 150 ushtarë amerikanë të plagosur / Lufta me Iranin ka kosto, Pentagoni jep shifrën
11/03 12:23
Top News – Lyu veten me benzinë, autobusi në flakë / 6 viktima në Zvicër, policia: Akt i qëllimshëm
11/03 12:18
Top News – Vajza e Kim luan raketash. Diktatori merr me vete 13-vjeçaren gjatë testimeve të fundit
11/03 12:17
Top News – Rrafshohet fabrika ruse e mikroçipave / Ukraina sulmon me Storm shadow
11/03 12:17
Top Channel/ IEA njofton hedhjen e rezervave rekord në treg: Stabilizohet çmimi i naftës!
11/03 12:10
Top News – Udhëheqësi i ri Suprem, ende hesht…Kush po e drejton Iranin në mesin e luftës?
11/03 11:45
Top News – Anijet e Iranit bëhen shkrumb e hi / Momenti kur SHBA i hedh në erë në Hormuz
11/03 11:37
Top Channel/ Irani minon Ngushticën e Hormuzit, kërcënon Trump: Hiqini minat, ose “ ju fshijmë”!
11/03 11:30
Top News – Irani minon Ngushticën e Hormuzit / Bllokon naftën, tërbohet Trumpi: Hiqini tani
11/03 11:28
Top Channel/ BBC: Luftën e Iranit do ta paguajnë konsumatorët, rriten apo ulen cmimet!
11/03 11:27
Top News – Trump do nisë ushtrinë në terren…LIgjvënësit amerikanë të alarmuar: Po na vë në rrezik
11/03 11:19
Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
DIGITALB DIGITALB