Ashtu sic ishte paralajmëruar, këtë të hënë qytetarët u ngritën sërish në protestë përpara ministrisë së brendshme për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 7 vjecares Jonada Avdia nga ish shefi i policimit në komunitet në komisariatine policisë së Elbasanit Arjan Tase. ‘Drejtësi maksimale që Jonada të pushojë e qetë’, ‘Protestojme bashkë’, ‘Mbrohemi Bashkë’, ishin disa nga pankartatat e qytetarëve të cilët kërkonin drejtësi për vdekjen e vogëlueshes Jonada. Protestuesit lyen me bojë të kuqe muret e ministrisë së brendshme, në shenjë simboli për gjakun e derdhur të vogëlushes nga qeveria Rama.