Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetn e Lushnjes. Bëhet e ditur se aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Lushnjes, pranë shkollës 18 tetori, ku një makinë tip benz ka përplasur 2 këmbësorë. Sipas informacioneve të para të aksidentuarit janë në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga të pranishmit në vendngjarje, mësohet se dy këmbësorët kanë qenë duke kaluar në vijat e bardha, por në fakt duke përdorur celularin, cka ka bërë që ata të mos e vënë re makinën e cila po vinte nga krahu i majte i tyre. Edhe pse drejtuesi i mjetit ka manovruar nuk ka mundur të shmangë përplasjen.