Roman Abramovich ka ngritur flamurin e Bermudës në dy prej superjahteve luksoze në pronësinë e tij, duke i dhënë kështu mbrojtje “britanike”, edhe pse është sanksionuar edhe nga Mbretëria e Bashkuar. Oligarku rus, i cili është larguar nga Anglia pasi u fut në listën e personave të sanksionuar nga ky shtet si kundërpërgjigje për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, i ka regjistruar të dy jahtet e tij në Bermuda, territorin britanik që ndodhet në Karaibe.