Ukraina është duke evakuuar mijëra njerëz të mërkurën, pasi sulmi në digën Kahovka ka rezultuar me vërshime të mëdha. Dhjetëra fshatra tashmë i ka marrë uji i lumit Dnjepër, dhe ka shqetësime për katastrofë humanitare. Uashingtoni ka paralajmëruar se shumë njerëz mund të vdesin, derisa Rusia dhe Ukraina e kanë fajësuar njëra-tjetrin për sulmin në digë.