Top News – Lumenj përvëlues llave / Alarm në Las Palmas, 21 tërmete në pak orë
11/10/2021 12:20

Autoritetet spanjolle thanë se po mbajnë nën monitorim një rrjedhje të rrezikshme llave në ishullin e La Palma-s, ku prej rreth tre javësh vullkani ka kaluar në gjendje aktive. Shpërthimi u shkaktua nga një kolaps i pjesshëm i konit pranë kanalit të emetimit të vullkanit. Instituti Gjeologjik Kombëtar i Spanjës (ING) tha se së fundmi janë ndjerë 21 lëvizje sizmike, më e madhja 3.8 e shkallës Rihter, e cila shkaktoi dridhje toke në fshatrat e Mazo, Fuencaliente dhe El Paso. Ky Institut publikoi pamje nga rrjedhjet e llavës, blloqet gjigante të së cilës rrokulliseshin poshtë kodrave. Në një video të postuar në Tëitter, shihet një lumë i tërë llave që lëviz me një shpejtësi marramendëse. Instituti Vullkanik i Ishujve Kanarie raportoi se rrjedhja e llavës, që arriti temperaturën deri në 1240 gradë Celsius, shkatërroi ndërtesat e pakta që kishin mbijetuar deri tani në fshatin Todoque. Të shtunën, ING raportoi se kishte ndodhur një kolaps i pjesshëm pranë kanalit të emetimit të vullkanit. Kjo thuhet se shkaktoi krijimin e shkëmbinjve vullkanikë. "Rënia e pjesës veriore të vullkanit Cumbre Vieja ka shkaktuar shkëputjen e blloqeve të mëdha dhe daljen në pah të rrjedhave të reja në zona tashmë evakuuara” - shkroi në Tëitter Departamenti spanjoll i Sigurisë Kombëtare. "Llava ka arritur deri pranë zonës industriale dhe ndërtesave të reja të Camino de la Gata” - bëri të ditur Agjencia. Instituti Vullkanik i Ishujve Kanarie raporton se deri tani janë shkatërruar rreth 1.186 ndërtesa, si pasojë e shpërthimit të vullkanit Cumbre Vieja, që vijon prej 19 shtatorit. Rreth 493 hektarë tokë janë gllabëruar nga lumenjtë e llavës dhe rreth 6000 banorë të La Palma-s janë evakuuar nga shtëpitë e tyre si pasojë e shpërthimit vullkanik.

Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00
Top News-Protestat e dhunshme të fundjavës/ Franca nxjerr trupa ushtarake për të përforcuar Policinë
20/10 22:30
Top News- Protestat në Milano/ Italia ndryshon ligjin, 5 vite burg dhe gjoba 20 mijë euro
20/10 22:20
Top News- Rumania del nga kriza/ Votëbesohet qeveria e re, merr fund bllokada
20/10 21:53
Top News – E bllokuar mes ujit, shpëtohet familja / Përmbytje të mëdha në Spanjë, katër viktima
20/10 15:05
Top News – Masa të reja sociale në Spanjë / Qeveria reagon disa javë para zgjedhjeve
20/10 14:57
Top News – Pritet ‘fundjavë zjarri’ në Itali / 500 ushtarë në Milano, masa të rrepta sigurie në vend
20/10 14:49
Top News – Bllokuan sheshet me çadra / Portugali, policia çmonton kampet, 55 të arrestuar
20/10 14:44
Top Channel/ “Luftë guerrile” në Milano: 500 ushtarë shtesë, qeveria italiane përgatit dekretin!
20/10 14:24
Top Channel/ Bombardimet në portet ukrainase, kriza e drithit mbërrin në Itali: Çmimet rriten 24%!
20/10 14:22
Top News – Trump heton Grenell për korrupsion / Skandal në Shtëpinë e Bardhë, ‘blerje ndikimi’
20/10 14:18
Top News – Pas Francës, radha e Amerikës…!!! Kriza ‘tingëllon e njohur’ por SHBA është ‘ndryshe’
20/10 13:55
Top News – JD Vance distancohet nga Trump / Nuk pranon të mbështesë Netanyahun për rizgjedhje
20/10 13:43
Top News – Trump: Rusia ka qenë e mirë me Ukrainën / Zelenski takon Witkoff për të riparuar lidhjet
20/10 13:41
Top News – Amerikanët nuk e duan Trumpin / Mbështetja bie në nivelin më të ulët historik
20/10 13:41
Top News – Franca shpërthen, ekstremi i djathtë ngrihet/ Evropa ‘në rrezik’, zemërim para zgjedhjeve
20/10 12:24
Top Channel/ Studentët protestë në Greqi, partitë e majta dalin në mbështetje të protestave
20/10 12:19
Top Channel/ Richard Grenell në skemën e pagesave për ndikim te Presidenti? Trump urdhëron hetim!
20/10 12:16
Top Channel/Tensione të reja Trump-Zelensky: “Ne i kemi dhënë shumë Ukrainës, nuk kemi marrë asgjë”!
20/10 11:20
Top Channel /Papa i telefonon pwr marrëveshje me Rusinë, Zelensky: Trump do kapitullimin
19/10 23:27