Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arrest për dy persona që dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal të trafikimit të drogërave të forta. Në kuadër të hetimeve të kryera në Danimarkë në lidhje me “Operacionin Goldfinger” të zhvilluar gjatë viteve 2018-2019, këta persona dyshohet se kanë trafikuar kokainë dhe marijuanë në disa shetete të Bashkimit Europian.