Lulzim Basha shfrytëzoi fjalën e tij në Këshillin e Europës për të ngritur shqetësim mbi atë që e cilësoi rritje të autoritarizmit dhe propagandës në Ballkan. Gjatë mbledhjes, kreu i demokratëve euro-atlantikë është bërë pjesë e debatit mbi projektë-rezolutën për “Propagandën dhe lirinë e informacionit në Evropë”. Basha tha se shtetet autokratike kërcënojnë parimet demokratike.