Dy poezi bjelloruse të shekullit 19 janë shpallur “ekstremiste”. Poezitë e Vinsent Dunin-Martsinkeviç mbështesnin në atë kohë kryengritjen nacionaliste vendase kundër Perandorisë Ruse. Lideri autoritar bjellorus Alexander Lukashenka, e ka shtrirë kontrollin prej zgjedhjeve të vitit 2020, rezultati i të cilave konsiderohet të jetë manipuluar. Që atëherë, Lukashenka ka ofruar mbështetje të pakufizuar për Rusinë dhe më pas për luftën e saj në Ukrainë.