Ukraina po lufton për të çliruar të gjithë territorin e pushtuar nga Rusia në dekadën e fundit, dhe çdo pretendim se vendi po e zhvendos fokusin e tij në luftë, për t'i dhënë përparësi sigurisë mbi territoret, është i rremë, tha të premten ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov. "Integriteti territorial është pjesë e vlerave tona," tha ministri ukrainas në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij norvegjez në Oslo.