Mijëra studentë dhe qytetarë iu përgjigjen thirrje për të protestuar para Ministrisë së Arsimit këtë të martë. Por, ajo që në nisje u duk si një revoltë paqësore, shpejt përshkallëzoi në dhunë. Protestuesit hodhën gurë në drejtim të godinës së ministrisë dhe shqyen rrethimin e saj. Policia fillimisht shmangu ndërhyrjen, ndoshta e gjendur edhe e papërgatitur dhe me forca të pakta në vendin e tubimit. Por, me përforcimin e radhëve dhe mbërritjën edhe të një autoboti me top uji nisi edhe përballja me protestuesit. Dhjetëra qytetarë u shoqëruan, disa edhe me dhunë.