Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është shprehur përkushtimin e Shqipërisë në mbështetjen e misionit të luftës kundër ISIS. Në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, në Ëashington, Hasani vuri në pah rolin e vendit dhe kontributin ndaj Koalicionit. “Shqipëria mbetet e përkushtuar për të kontribuar aktivisht në luftën kundër ISIS-it dhe promovimin e shoqërive të hapura dhe harmonike ndërfetare”, nënvizoi ai.