Kryeministri Benjamin Netanyahu këmbëngul se Izraeli do të vazhdojë të bëjë "gjithçka të nevojshme" për të ndaluar rigrupimin e Hezbollahut në Liban dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Ai tha se Hamasi ka bërë “disa përpjekje” për të depërtuar përtej të ashtuquajturës Vijë e Verdhë, që është kufiri brenda Rripit të Gazës nga i cili janë tërhequr forcat izraelite, për të “tentuar të dëmtojnë ushtarët izraelitë”. Sipas kryeministrit izraelit, ushtria e vendit vrau pesë anëtarë të lartë të Hamasit të shtunën pasi një luftëtar i grupit u dërgua në territorin e Gazës të kontrolluar nga Izraeli për të sulmuar ushtarët izraelitë atje. Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza kishin thënë ndërkohë më herët se sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 20 persona të shtunën. Ushtria izraelite konfirmoi të dielën se një komandant lokal i Hamasit ishte mes të vrarëve në sulmet e së shtunës.