Një luftanije e marinës amerikane ka reaguar pas një thirrjeje për ndihmë nga një cisternë tregtare në gjirin e adenit, e cila ishte sulmuar nga persona të armatosur dhe tani, anija është e sigurt – thanë zyrtarët amerikanë. Cisterna, që mbante një ngarkesë me acid fosforik, është identifikuar si Central Park nga kompania që e operon atë. ZYrtarët ndërkohë nuk identifikuan sulmuesit.