Asnjë vendim me rëndësi nuk u mor në takimin e ministrave të Jashtëm në samitin e G20-s në Bali të premten. Vetëm një deklaratë përfundimtare, si gjithmonë pas takimit të ministrave të 19 vendeve më të rëndësishme të industrializuara dhe atyre në zgjerim. Lufta e Rusisë në Ukrainë u dënua qartë nga shtetet e G7-s. India, Kina dhe shtete të tjera u rezervuan në kritikën e tyre ndaj Rusisë.